AKTUALITET, 17 Prill 2020, 15:23

Kosova ka teste COVID-19 dhe për katër ditë, Serbia i ofron ndihmë

Kosova ka teste COVID-19 dhe për katër ditë, Serbia i ofron

Kosova ka në dispozicion edhe vetëm 600 teste të cilat mjaftojnë jo më shumë se 3-4 ditë.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, në një email dërguar Ministrit në detyrë, Arben Vitia, Drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka kërkuar që të lehtësohet importi i këtyre testeve në pikën kufitare në Jarinjë.

Nga ana tjetër Serbia që, ka më shumë raste se Kosova dhe viktima, i ka ofruar ndihmë prej 1000 testesh.

Ky donacion nga Serbia vjen një ditë pas telefonates së Vitisë me homologun e tij serb.

Testet do të vijnë në pikën kufitare të Jarinjës teksa priten edhe dy mijë të tjera, por këto të fundit nuk dihet se kur.