AKTUALITET, 1 Mars 2018, 21:48

Bushati përplaset me Manen: Je oligark, politika ju jep kulla në kohë moratoriumi dhe media hesht

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka debatuar me bisnesmenin Samir Mane, lidhur me pushtetin politik dhe influencat që oligarkët kanë në Shqipëri. Bushati tha se Mane është një oligark dhe dha një shembull konkret për ta ilustruar këtë gjë.

"Pse jetojmë në sistem oligarkik? Unë oligarkë perceptoj, disa njerëz që detyrojnë qeverinë të bëhen ligjet për ta. Kam një rast. Ju jeni ndërtues i këtij pallati këtu. Para disa ditësh, disa të paguar nga lali Eri më kanë akuzuar se nuk flas. Për mua ky pallat këtu, është një shembull tipik oligarkie. Është një pallat për ndërtimin e të cilit është ndërruar vija e verdhë. Është një pallat që kryeministri Rama, e ka firmosur kur për biznesmenët e tjerë ishte moratorium.Mbaj mend pastaj, që është një pallat për të cilin është bërë luftë e madhe mediatike. Një pjesë e medias thoshte e ka dhënë Basha. Basha thoshte e ka dhënë Rama. Pra po ngrihej një pallat që asnjëri nuk i dilte për zot, e largonin si patate të nxehtë.Pas presionit publik, PD, u detyrua ta denoncojë, por në televizionin e Aleksandër Frangaj, i cili 8 vjet me rradhë i ka çarë kokën shqiptarëve për PD, këtë lajm ky televizion nuk e dha fare. Ky eshte shembulli total që në këtë vend ndërtohet një vepër oligarkike"

/TPZ.AL/