AKTUALITET, 15 Tetor 2018, 14:21

“Për mua flasin kamerat e komisariatit”, Balla-Bashës: Nesër kallëzim të ri për ty

“Për mua flasin kamerat e komisariatit”, Balla-Bashës:

Pas denoncimit të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha se Taulant Balla ka kërcënuar nënkomisarin Emiljano Nuhu, ka ardhur reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së.

Përmes një postimi në “Facebook” Balla shkruan se nesër do të bëjë përsëri kallëzim për “kallëzim të rremë” kundër Bashës, ndërsa shton se lidhur me akuzat ndaj tij për kërcënimin e oficerit Nuhu, për Ballën flasin kamerat.

Reagimi:

Lulzim! Ti e di qe je zyrtarisht në hetim për “kallzim të rremë” bashkë me Shpifës Nuhun.

Për mua flasin qartë kamerat e komisariatit (s’kam qenë hiç aty, madje as Nuhun s’e ke aty). Nesër, sapo të kthehem nga Parlamenti Europian, gati një kallzimi tjetër për ty dhe Florenc Hoxhën, shokun tënd të famshëm që s’i ze dora vend pa shkelur ligjin. TPZ.AL