AKTUALITET, 15 Tetor 2018, 14:09

FOTO/ Kompania e basteve nxjerr bllof Ramën për llotot: Do të jemi të vetmit në treg

Kompania Bastarena ka nxjerrë bllof në mënyrë spektakolare Edi Ramën lidhur me debatin për lojrat e fatit.

Në një postim në rrjetet sociale kompania në fjalë deklaron tekstualisht se “Bastarena, si e vetmja kompani e licensuar e lojrave të fatit online, nuk preket nga këto ndryshime”, duke nxjerrë gënjeshtar publik Kryeministrin Rama.

Ky I fundit, jo më larg se sot, në një SMS drejtuar gjithë deputetëve të Partisë Socialiste u thotë tekstualisht që “të mos dëgjonjnë shpifje për monopol online”.

Por nga ana tjetër, kompania e shumëpërfolur Bastarena e pranon vetë publikisht se do të jetë evetmja kompani që do të operojë në treg, pra, me pak fjalë do të ketë monopolin online të lojrave të fatit.

Postimi i plotë i Bastarena:

Në zbatim të masave të marra nga qeveria, duke filluar nga data 1 janar 2019 do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike si dhe pikat e basteve/llotot, përvec atyre online.

Bastarena, si e vetmja kompani e licensuar e lojrave të fatit online nuk preket nga këto ndryshime. Bastarena ju siguron se llogaritë tuaja janë plotësisht të sigurta dhe ju fton të luani dhe të argëtoheni”.

Image