AKTUALITET, 15 Tetor 2018, 14:04

”Sa vite burg ha unë nëse shpif për rrathët poshtë syve të kryeministrit dhe për kokën e mbushur me puçrra?!”

Kreu i qeverisë Edi Rama mbajti sot një leksion përpara drejtuesve të policisë së shtetit lidhur me shpifjen, duke thënë se tani e tutje kushdo që publikon informacione të pavërteta do të përfundojë në Gjykatë.

Mirëpo ajo që u vu re sot gjatë fjalimit tipik të zgjatur në kohë të kryeministrit ishte fakti se në momentet e fundit Rama u shfaq i djersitur dhe me rrathët e kuq poshtë syve më të theksuar. Ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re dhe në radhët e gazetarëve, teksa një prej tyre i kujton Ramës ‘’fytyrën e bërë sa një grusht”.

Dritan Laçi do të dijë sesa vite burg rrezikon nëse përshkruan portretin e kryeministrit mëngjesin e sotëm dhe për kokën e mbushur me puçra të kuqe.

“Sa vite burg ha une po te shpif per portretin e Kryeministrit kete mengjes, per rrathet e zinj ne syte e tij, djersen, koken e mbushur me p… te kuqe, fytyren e bere sa nje grusht…”, shkruan Laçi në postimin e tij.