TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë për mediat kërkoi nga institucionet të veprojnë sa nuk është vonë, veprimi ose mosveprimi, nuk varet vetëm zbatimi i ligjit por edhe stabiliteti i Shqipërisë e paqja sociale.
Basha i kërkoi policisë të mos rreshtohen para kryeministrit me kokën ulur si shërbëtorë të krimit.
Më tej Basha u bëri thirrje gazetarëve të bashkohen në përpjekjen për denoncimin e krimit.
Deklarata e plotë:
Nga mosveprimi juaj sot varet stabiliteti i vendit dhe paqja sociale.
Thirrje policëve të ndershëm të mos rreshtohen para kryeministrit me kokën ulur, mos lejoni të trajtoheni si shërbëtorë të krimit. Por rreshtohuni krah kolegëve tuaj kurajoz që e denoncojnë atë.
Thirrje gazetarëve të bashkohen në përpjekjen për denoncimin e krimit. Thirrje edhe socialistëve të ndershëm të distancohen, mos lejojnë që partia e tyre të kthehet në organizatë kriminale, që ka marr peng shtetin” tha më tej Basha ndërsa garantoi se Partia Demokratike dhe opozita nuk tërhiqen nga beteja jetike për çlirimin e shoqërisë nga krimi
Beteja e nisur do te shkoje deri ne fund Shumë duan zgjidhje të menjëhershme por ju siguroj se fitorja ndaj pushtetit mafioz të Edi Ramës është e pashmangshme dhe e afërt. TPZ.AL