TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Antonio Konte u rikthye këtë verë në punë si trajner, duke marrë drejtimin e Interit ndërkohë që për gati një vit, ai qëndroi pushim duke përfituar pagën e plotë nga Çelsi duke qenë se këta të fundit ia prishën kontratën pa marrëveshje.
Një praktikë e njohur tashmë kjo pasi përdoret gjerësisht nga Zhoze Murinjo i cili nuk pranon kurrë të japë dorëheqjen duke u shkarkuar dhe më pas, duke marrë pagë të plotë.
Çelsi nuk pranon të paguajë asnjë qindarkë për trajnerin italian duke qenë se pretendon se ky i fundit nuk ka pasur sjellje korrekte.
Fakti që i kishte shkruar SMS Diego Kostës, duke e informuar se nuk është më në planet e skuadrës, e kanë bërë klubin londinez të mendojë se ka të drejtë.
Deri më tani, mes palëve janë zhvilluar disa seanca gjyqësore dhe ka qenë pikërisht trajneri Konte ai që ka fituar.
Sakaq, klubi londinez ka marrë një tjetër hap dhe tashmë e ka dërguar Konten në Gjykatën që zgjidh çështjet e punës, duke shpresuar në një vendim pozitiv për ta.