TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për mbi shtatë vjet, një grua rumune, nënë e dy fëmijëve të vegjël, u mbajt në izolim mes torturash nga bashkëjetuesi i saj, një 37-vjeçar shqiptar.
Mediat italiane shkruajnë sot se shqiptari është vënë në arrest shtëpie për keqtrajtim dhe dhunë.
Ai për arsye xhelozie, e ndaloi atë të dilte nga shtëpia dhe të kishte një jetë shoqërore, i monitoronte rrjetet sociale, telefonat, madje kishte vendosur kamera në banesë që ta ruante edhe në kohën që ai nuk ishte aty.
Gruaja ka përjetuar tmerr dhe dhunë, pasi ai e rrihte sa herë që nuk ishte i kënaqur me sjelljen e saj. Madje e kërcënonte me një armë që kishte në banesë se do ta vriste.
Vetëm pas sherrit të fundit, kur ai po e rrihte në prani të fëmijëve, duke e akuzuar se kishte një të dashur dhe më pas duke dhunuar edhe një nga fëmijët, gruaja bëri denoncimin në polici.