AKTUALITET, 17 Gusht 2019, 11:38

Vijon “lufta” për Shkodrën, Prefekti kërkon të mbledh Këshillin. Në rend dite dhe marrja e mandatit të kryetarit

Vijon “lufta” për Shkodrën, Prefekti kërkon të


Prefekti i Qarkut të Shkodrës, ka marrë sot vendimin që të thërrasë mbledhjen e Këshillit Bashkiak, për të konsituar këshillin e ri.

Sipas shkresës, mësohet se kjo mbledhje do të zhvillohet në datën 19 gusht në ambientet e Rektoratit.

Letra e Prefektit ka tre pika:

1. Komunikimi i Këshillit Bashkiak dhe zgjedhja e organeve drejtuese e përfaqësuese.

2. Zgjedhja e përfaqësuesve të Këshillit të Bashkisë në Këshillin e qarkut Shkodër.

3. Shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.

Por pika e tretë duket se do bjerë poshtë, pasi Valdrin Pjetri i zgjedhuri për këtë postë ka zgjedhur të terhiqet pas akuzave të PD.

Tri ditë më parë, Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë.

Pjetri nga ana tjetër, dha dje dorëheqjen dhe tha se do të fokusohet në zbardhjen e të vërtetës, duke mohuar dënimin.

Rama pezulloi të gjitha funksionet e tij në Parti, ndërkohë që ende ka ngërç lidhur me datën e re të zgjedhjeve në Shkodër.