TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy punëtorë të firmës së skelave dhe restaurimit të fasadave, humbën jetën një ditë më parë në rrugën “Faik Konica” dhe tre të tjerë u plagosën, pasi struktura metalike u shkëput nga lartësia dhe i zuri poshtë.
Shkak për ngjarjen është bërë mungesa e kushteve të sigurisë në punë. Deri tani janë arrestuar dy përfaqësues të firmave, ndërsa administratori i “Skela Syla”, Petrit Syla është shpallur në kërkim.
Kur kanë kaluar disa orë nga kjo ngjarje, ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj rrëfen se tragjedia ka ndodhur pranë apartamentit ku banon ai.
Ai bën përgjegjës për ngjarjen edhe bashkinë e Tiranës për mosgarantimin e sigurisë teknike në punë, pasi restaurimi i fasadës së pallatit është pjesë e projektit të lançuar nga bashkia përmes fondit të përbashkët të komuniteteve.
Postimi i Arben Malajt:
Kjo tragjedi ndodhi shume afer shtepise time. Me disa prej punonjesve pershendeteshim disa here gjate dites. Vdekja e dy prej tyre dhe plagosja e tre shokeve te tyre te dhemb ne shpirt.
Bashkia bene mire qe stimulon investimet e perbashket me komunitetit, por kontrolli I pare per cdo punim eshte certifikimi i punonjesve sidomos ne ndertim kaq specifike deri ne 15 apo 20 kate. Asnje leje per fillim punime nuk jepet nga investitori pa verifikuar certifikimet teknike te cdo punonjesi jo thjeshte te administratoreve.
Bashkua e Tiranes ka nje rregullore per keto punime dhe ngritjen e nje komisioni Mbikeqyres per keto punime.
Pas kesaj mbikeqyrja ne teren nga Bashkia eshte e qartesuar ne rregulloren perkates. Nje nga fitimet abuzive te kompanive ne Shqiperi eshte kostua e investimeve fizike dhe trajnuese e stafeve. Ata nuk paguajne per trajnimet dhe pajisjet teknike te dmd.
Keto fitime abuzive shpesh perfundojne me vdekje dhe plagosje te punonjesve. Pra fitimet jane kriminale. Hetimi duhet te jete I shpejte dhe efektiv.
Larg cdo nderhyrje deformuese. Bashkia e Tiranes duhet te jete pjese e hetimeve. Ndersa aksioni i lyerjeve te pallatave duhet te mos nxitohet, te behet vetem kur kompanite por edhe cdo punonjes I tyre, kane trajnimet dhe certifikimet e detyrueshme te sigurise ne pune.
U prefshin ne paqe viktimat e pafajshme te kesaj tragjedie. Ngushellime familjareve, miqeve dhe shokeve te tyre! Arbeni