TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua nga Vlora ka treguar një histori tragjike të një punëtori ndërtimi që kishte përfunduar në një ‘ngrënës kumbullash’ për të dalë e larë kompania.
Një ditë pas vdekjes së dy punëtorëve, të cilët ranë nga skela ku po punonin, gruaja në mënyrë anonime tregon se ajo çfarë bëjnë kompanitë e ndërtimit për të dalë nga situata është e frikshme.
Në një letër drejtuar JOQ, gruaja shkruan se një burrë rreth 50 vjeç kishte ndërruar jetë para tre vitesh në vendin e punës ku po rikonstrktohej një ndërtesë.
Dhe për të dalë nga situate, persona të kompanisë e kanë tërhequr trupin zvarrë dhe e kanë nxjerrë jashtë rrethit ku ka ndodhur tragjedia.
Ajo rrëfen më tej se viktima kishte rrobat dhe gojën me dhe kur u gjet dhe se e justifikuan me faktin se kishte hipur për të ngrënë kumbulla në një pemë dhe kishte rënë.
“Tragjikomedia e punetoreve shqiptar dhe punedhenesit e tyre. Ka patur raste qe jane aksidentuar ne pune. Renie nga lartesi dhe ka humbur jeten.
Eshte terhequr zvarre dhe kufoma eshte nxjerre jashte rrethimit te objektit ku ndodhi tragjedia.Ekspertiza mjeko ligjore e nxjerr si humbje jete nga renie lartesie .Por nuk jep lartesine (per te favorizuar punedhenesin).
Prokuroria e pushon procedimin penal ndaj firmes qe kishte punesuar te ndjerin duke e perjashtuar nga pergjegjesia penale.Sepse sipas saj trupi u gjend jashte objektit dhe mund te kete rene nga pema qe ishte ngjitur me murin rrethues te ketij te fundit. Pema ishte frutore afro 1,5 m lartesi. Ai 50 vjec ,mund te kete hipur per te ngrene kumbulla ,arsyeton prokuroria ne vendimmarjen e saj.
Nderkohe qe viktima nga lartesia e madhe e renies pasi ishte ne te njejten situate si ne rastin konkret, kishte demtim te kokes dhe shtylles kurrizore gje qe i ka sjelle vdekjen e menjehershme.
Gojen e kishte me dhe ,dhe rrobat po ashtu pasi eshte terhequr zvarre per tu nxjerre jashte objektit ,pasi kishte rere dhe ishte ambjent ku kryhej konstruksione te jashtme te godines. As sot ,qe kane kaluar tre vjet nuk e kane zgjidhur dilemen “Ishte aksident ne pune apo jo”me qellim qe familjaret te shpaguhen sadopak per humbjen e njeriut te tyre te dashur.
Aktualisht firma ka deklaruar falimentin per te mos marre shperblimin e demit. Pra zvarritja e fajesise se firmes i dha kohe kesaj re fundit te deklaroj falimentin. Nuk marrin dot asnje lek per shperblim demi sepse vendimi mbetet i pa zbatueshem. Ngushellime familjareve,”– shkruan ajo në letrën e saj.
Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë një ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimja.
Tre të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.