TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 29 vjeçar është arrestuar paraditen e sotme, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. I arrestuari është shtetasi me iniciale F.B., 29 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar, të riut i janë sekuestruar rreth 50 doza lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë, si dhe një peshore elektronike.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, e ndarë në doza gati për shitje
Finalizohet operacioni i koduar “Prita”, vihet në pranga një shtetas
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Prita”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi F.B., 29 vjeç, banues në Durrës.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin siguruar informacione në rrugë operative, se ai shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• rreth 50 doza lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë;
• një peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.