AKTUALITET, 17 Gusht 2019, 10:29

E rëndë/ Punonjësi shqiptar i një hoteli në Korfuz, përdhunon një 14 vjeçare angleze

E rëndë/ Punonjësi shqiptar i një hoteli në Korfuz,
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në ishullin e Korfuzit në Greqi. Një vajzë 14 vjeçare është përdhunuar nga një punonjës i hotelit ku ajo po qëndronte me familjen. Tabloidi "The Sun", shkruan se punonjësi është një 32 vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar nga policia. Prindërit e vajzës lajmëruan menjëherë policinë dhe adoleshentja arriti të identifikonte përdhunuesin, i cili e ka pranuar krimin. Një ngjarje e tillë është e paprecedent dhe nuk ka ndodhur më parë, pasi agresori ka qenë punonjë i hotelit.

/TPZ.al/