AKTUALITET, 23 Shkurt 2019, 12:32

Pema bie në mes të rrugës, bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan

Pema bie në mes të rrugës, bllokohet autostrada

Bllokohet rruga Tiranë-Elbasan në vendin e quajtur “Lapidari i Kërrabës”, ku një pemë me përmasa të mëdha është rrëzuar në rrugë për shkak të erës.

Në momentin e rrëzimit të pemës, për fat të mirë nuk ka pasur automjete duke lëvizur

Radha e automjeteve shkon deri në hyrje të tunelit të Elbasanit, për shkak të bllokimit të rrugës.