TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
D flet sërish për çështjen e drogës. Nga selia blu, ka qenë deputeti Enkelejd Alibeaj ai që ka dalë në një deklaratë për media dhe ka dhënë detaje nga raporti i fundit i Europol.
Alibeaj shprehet se Europol e konfirmoi se Shqipëria vazhdon të mbetet burimi kryesor i trafikut të kanabisit në Bashkimin Europian.
Alibeaj vazhdon duke thënë se Shqipëria mund të ishte një vend mikpritës i biznesit, si dhe një negociator për anëtarësim në BE, por në fakt është shndërruar në një burim droge.
“Raporti i Europol thotë se:
Raporti i EUROPOL rikonfirmon se nuk është opozita ajo që po i nxin faqen vendit, por është qeveria e Edi Ramës që ka lejuar dhe ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Europës. Droga dhe krimi që Shqipëria eksporton në Bashkimin Europian janë arsyeja kryesore që Shqipërisë i mohohet prej tre vjetësh hapja e negociatave. Vendet e Bashkimit Europian po e thonë fare qartë se nuk do t’i hapin negociatat, nëse në Shqipëri nuk shkatërron organizatat kriminale të trafikut dhe nese nuk nxirren para drejtësisë politikanët që e lejuan dhe bashkëpunuan me krimin. Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian kalon vetëm nga nxjerrja para drejtësisë e Saimir Tahirit, Vagjush Dakos, Qazim Sejdinit, Agron Xhafës, Habilajve dhe Balilajve me shokë.” – tha ndër të tjera Alibeaj.