AKTUALITET, 14 Nëntor 2018, 13:30

PD: Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg. Të arrestohet!

PD: Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg. Të arrestohet!

Partia Demokratike ka kërkuar sërish arrestimin e Vangjush Dakos.

Në një deklaratë për shtyp deputetja Dhurata Çupi tha se përgjimet tregojnë se Dako ka komunikuar me bandën e Avdylajve shumë kohë para zgjedhjeve.

Deputetja u shpreh se Dako komunikonte me Niçen për të falënderuar Astrit Avdylaj dy ditë pas zgjedhjeve.

“Pavarësisht fakteve dhe mashtrimeve publik të kryebashkiakut të Durrësit, prokuroria nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje.

Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg, duhej të arrestohej për krim elektoral e bashkëpunim me bandat”, u shpreh Çupi.