TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike kërkon tërheqjen zyrtare të projektit të PS për të mbrojtur me imunitet deputetët që janë në ndjekje penale.
Gjatë diskutimit me Komisionin e Ligjeve për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, opozita nuk dha konsensusin për rikthimin e imunitetit për deputetët, duke detyruar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla të deklarojë se tërhiqet nga propozimi.
Nisur nga praktika e mëparshme, opozita kërkoi që ky vendim të mos mbetet vetëm fjalë, por tërheqja të diskutohet dhe të vendoset në Këshillin për Mandatet dhe Rregulloret.
N/kryetari i Komisionit të Ligjeve, Enkelejd Alibeaj, theksoi se PD është kundër çfarëdolloj tentative për të rikthyer në Rregullore imunitetin e deputetëve.
‘Asnjë dispozite që rrit, shton imunitetin e deputetëve që janë në ndjekje penale, është e papranueshme për ne. Kërkesa ime është që të nxirrni nga rendi i ditës, është një lapsus në rastin më të mirë, të Konferencës së Kryetarëve, që e ka sjellë si lëndë, pranë Komisionit të Ligjeve.
Ju nuk respektoni Kushtetutën dhe Rregulloren siç duket ju ka mbetur vetëm një gjë, çështjen e imunitetit e deputetëve. Kjo e sotmja që po bëni ju, të fusni edhe një herë çështjen e imunitetit të hequr nga Kushtetuta në 2012-ën, dhe e mbani mend që nuk donit ta hiqnit imunitetin, sot po e fusni me dhunë. Frikën kush e ka? Po fusni imunitetin për të mbrojtur deputetët nga ndjekja penale’, tha Alibeaj në Komision.
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve u kërkuan:
Çdo ndryshim rregulloreje duhet të bëhet me konsensus siç është vepruar 30 vite me rradhë. Siç e kërkon rregullorja e cila thotë se; “Çdo ndryshim i rregullores diskutohet në Këshillin për Mandatet dhe Rregulloret, kur raportet pozitë opozitë janë të barabarta pesë me pesë.
Partia Demokratike ka kundërshtuar prej një viti propozimin e Taulant Ballës për futjen e imunitetit për deputetët.
PD edhe në mazhorance në vitin 2012 propozoi heqjen totalisht të imunitetit.
PS, atëherë në opozitë, rezistoi fort që të mbeten disa elemente të imunitetit, të cilat u keqpërdorën në rastin e Saimir Tahirit.