TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për 21 vjeçarin Mirald Metallari, pasi vrau prindërit e tij në 24 korrik të vitit 2017 në Bathore të Tiranës.
Miraldi u konfliktua për një mur betoni në oborr me prindërit e tij, më pas qëlloi për vdekje të atin me armën e këtij të fundit pasi ishte efektiv policie.
Nëna e Miraldit ndërhyri për të shuar konfliktin, por u plagos edhe ajo. 47 vjeçarja Nurie Metallari nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Miraldi u arrestua nga policia duke transportuar për në spital nënën e tij të plagosur, kjo e fundit ndërroi jetë pak çaste më vonë. TPZ.AL