AKTUALITET, 10 Shtator 2018, 13:49

PD pas letrës së KE për çështjen e Teatrit Kombëtar: Fusha shpk ka shkelur legjislacionin europian për prokurimin publik

PD pas letrës së KE për çështjen e Teatrit

Partia Demokratike ka reaguar me anë të deputetit Genc Pollo pas letrës publike të Komisionit Europian drejtuar qeverisë për çështjen e Teatrit të ri Kombëtar.

BE, pas kërkesës tonë, konstaton se Ligji Fusha shpk ka shkelur legjislacionin europian për prokurimin publik. Ky ligj shmang garën e hapur dhe dhe i fal 205 milion Euro kompanisë se dy Lalëve.

BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojne garën. Kjo është fitore e një beteje. Falenderime Komisionit Europian.

Por shkeljet e ligjit shqiptar vazhdojnë, Këshilli Bashkiak i Tiranës është anashkaluar, grabitja e pronës publike ende e mundëshme, financimet e drogës presin tenderin; trashëgimia historike në rrezik. Edhe këto beteja do t‘i fitojmë. Lufta vazhdon”, deklaroi Genc Pollo.

TPZ.AL