AKTUALITET, 10 Shtator 2018, 11:37

Komisioneri Publik: Ish gjyqtarja Fana t’i nënshtrohet vetingut, ka statusin magjistratë

Komisioneri Publik: Ish gjyqtarja Fana t’i nënshtrohet vetingut, ka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur sot shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana.

Sipas Komisionerit Publik, Fana ka dhënë dorëheqjen për studime të thelluara akademike dhe paçka se është dorëhequr, ajo gëzon sërish statusin magjistrate.

Me këtë status zonja Fana përfiton çdo të drejtë. Ajo gëzon statusin e gjyqtarit dhe i nënshtrohet procesit të rivlerësimit.

Kjo ka bërë vetë dorëheqjen si gjyqtare në Gjykatën e lartë, por jo dorëheqje nga statusi i magjistrati”, deklaroi në seancë Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.TPZ.AL