TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Blutë e Vlorës kanë kapur në flagrancë dy persona duke trafikuar kanabis sativa me makinën tip “Range Rover” në qytetin e Vlorës.
Bëhet fjalë për 25 vjeçarin Bezhan Dervishaj, 24 vjeçarin Blerim Dervishaj, banues në Poçem Mallakastër dhe 26 vjeçari Laim Lelaj nga Gorishti i Vlorës. Blerim Dervishaj akuzohet për “Moskallzim krimi”.
Të arrestuarit:
Bezhan Dervishaj, 25 vjeç, banues në fshatin Poçem, Mallakastër.
Laim Lelaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.
Blerim Dervishaj, 24 vjeç, banues në fshatin Poçem, Mallakastër.
Aksioni
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, këtë të diel, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Bezhan Dervishaj dhe Laim Lelaj, si autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin tip “Range Rover” me targa AA 023 KR, u gjet dhe u sekuestrua një sasi materiali bimor e dyshuar si kanabis sativa, bënë me dije burime zyrtare nga policia lokale.
Ngjarje për të cilën u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Blerim Dervishaj, si i dyshuar për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga nenet 283/2, 25 dhe 300 të Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.
Arrestimet e një dite më parë, vijnë në kuadër operacionit “JAD 2018”.
TPZ.AL