AKTUALITET, 10 Shtator 2018, 10:51

Balla: Propozimi i Bashës për vetting politikë është i dështuar, thjesht propagandë politike!

Balla: Propozimi i Bashës për vetting politikë është i

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla e ka quajtur të dështuar propozimin e Lulëzim Bashës për vettingun e politikës. Sipas Ballës është thjesht propagande politike, e destinuar të dështojë.

“Propozimi i Bashës është i dështuar dhe vetë propagandë politike. Ky propozim është si t’i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi. Ne jemi gati për vetting të vërtetë dhe reforma në drejtësi e garanton

100 % atë”, deklaroi Balla.

Sipas tij Byroja Kombëtare e hetimit dhe SPAK, garanton plotësisht vettingun e politikanëve, pasi thekson ai, hetimi i tyre nuk ndalet vetëm tek politikanët por edhe tek familjarët e tyre.

“Propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve. Jemi gati për çdo propozim që s’prek reformën në drejtësi dhe vijimin e vetingut për gjyqtarët e prokurorët”, u shpreh Balla.

TPZ.AL