AKTUALITET, 10 Shtator 2018, 12:26

Ahmetaj: Duke filluar nga 1 janari i 2019 në zonat e banuara nuk do të ketë më kazino!

Ahmetaj: Duke filluar nga 1 janari i 2019 në zonat e banuara nuk do të

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave u diskutua dekreti i presidentit Ilir Meta për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

Arben Ahmetaj tha se nuk ka asnjë ndryshim në ligjin për lojërat e fatit.

“Ne unifikuam standardin, për të sqaruar gjithologët, mënyra se si definohet baza e taksimit në këto lojëra fatit ka pasur një përjashtim Lotaria Kombëtare që taksohej ndryshe, të gjitha kompanitë e tjera taksoheshin me 15% dhe ajo 10%.

Në si qeveri thamë që kjo kompani e bërë si koncesion në kohën e Saliut duhet të përmbushë të njëjtat standarde si të tjerat,” deklaroi ministri Ahmetaj.

Më tej tha se nga data 1 janar e vitit 2019 në zonat e banuara nuk do të ketë më kazino elektronike, ndërsa bastet sportive, do të jenë në distancë 200 metra nga njëra-tjetra.

“Në 1 janar dua ta ndaj me qytetarët, dua ta ndaj me kompanitë, dua ta ndaj dhe me ju nuk do të ketë më kazino elektronike, në bazë të ligjit kazinotë elektronike do të largohen në zona ku me ligj do të lejohet ky aktivitet që nuk ka lidhje me zonat e urbanizuara.

E dyta, në bazë të definicionit të ligjit do të ushtrohen klauzolat e rrallimit të zyrave të basteve, 1 në 200 metra,” shpjegoi Ahmetaj. TPZ.AL