AKTUALITET, 10 Shtator 2018, 12:34

Opozita: Të përmbyllet reforma zgjedhore!

Opozita: Të përmbyllet reforma zgjedhore!

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, opozita e bashkuar është ulur për të diskutuar “Reformën zgjedhore”, në fund kanë nxjerrë disa kërkesa.

Së pari opozita kërkon të realizohet e plotë reforma zgjedhore. Më tej kërkuan që reforma të drejtohej nga OSBE.

“Reforma duhet të udhëhiqet nga OSBE. Partitë e vjetra të mos kenë akses në administrim. Procesi duhet të menaxhohet nga një administratë zgjedhore shtetërore.

Kodi i ri të garantoje futjen e teknologjisë në zgjedhje. Numërimi i votave të bëhet elektronikisht në qendrat e votimit. Reforma zgjedhore përmes një procesi gjithëpërfshirës.

Kodi i ri të shpëtojë zgjedhjet nga monopolet e oligopolet e partive te vjetra”, deklaruan partitë opozitare.

TPZ.AL