TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata ka lënë në burg tre autorët e vjedhjes së katedrales së Korçës. Sot është dhënë masa e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Ronaldo dhe Lorenc Berberaj dhe shtetasin me inicialet R.Sh, 15 vjeç.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur katedralen më 2 shtator, ndërsa akuzohen për ‘vjedhje të kryer në bashkëpunim’.
Autorët dëmtuan edhe ambientet e brendshme të saj. Në një prononcim për mediat një ditë pas ngjarjes, At Ilia Kotnami u shpreh se kjo nuk është hera e parë që ndodh. Kishat dhe objektet e kultit kanë qenë pre e grabitësve edhe më parë.
At Kotnami tregoi se hajdutët kanë qëndruar në kishë gjatë meshës, dhe në përfundim të saj kanë vjedhur paratë që ndodheshin në arkë. Sipas tij, autorët kishin marrë nga arka rreth 200 mijë lekë (të vjetër).TPZ.AL