AKTUALITET, 10 Shtator 2018, 13:25

VIDEO/ Shkatërrohet banda e trafikantëve në Itali, mes tyre disa shqiptarë

VIDEO/ Shkatërrohet banda e trafikantëve në Itali, mes tyre disa

Policia italiane, gjermane dhe ajo shqiptare kanë realizuar operacion antidroge duke arrestuar 20 persona.

Banda e trafikantëve u shkatërrua me realizimin e operacionit “Alba bianca”, 16 arrestime janë bërë në Itali, 4 jashtë Italisë, në Shqipëri dhe Gjermani.

Operacion vjen si vazhdim i 10 arrestimet e kryera gjatë vitit të fundit, në kuadër të njëjtit aksion.

Gjatë orëve të para të mëngjesit Guardia di Finanza-s në koordinim me autoritetet gjermane, kanë kryer arrestime të personave të dyshuar si pjesë të dy organizatave kriminale me bazë në Italinë Veriore dhe Bavari, që merrem me trafik ndërkombëtar droge. Emrat e personave të vënë në pranga nuk bëhen ende me dije.

Organizata e trafikantëve është hetuar që prej janarit 2016 pas një konfiskimi të një sasie prej 93.1 kg kokainë nga Guardia di Finanza e Vipiteno-s në kufi me Austrinë.

Pas këtij aksioni, hetimet morën një shtrirje ndërkombëtare teksa autoritete ligjzbatuese italiane bashkëpunuan me ato gjermane, belge shqiptare e malazeze.

TPZ.AL