AKTUALITET, 1 Korrik 2019, 12:38

PD: Më shumë vota se pjesëmarrja në votime, në gjashtë bashki

PD: Më shumë vota se pjesëmarrja në votime, në


Sekretari për zgjedhjet në PD, Ivi Kaso deklaroi nga selia blu se në votimet e 30 qershorit, të cilësuara si moniste nga demokratët, janë mbushur kutitë me më shumë vota se sa ka qenë pjesëmarrja e deklaruar edhe nga KQZ.

Kasa evidentoi gjashtë bashki, ku sipas tij ka ndodhur ky fenomen në përfundim të procesit të votimeve.

“Edi Rama ka bërë manipulim masiv të rezultatit monist, ku vetë votojnë, vetë numërojnë e vetë vulosin.

Kandidatët e tij kanë mbushur kutitë e votimit, dalin më shumë vota se sa pjesëmarrja e njoftuar nga KQZ.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kutitë janë mbushur më shumë dhe numri i votave rezulton të jetë shtuar në gjashtë bashki ku ka mbaruar votimi”,- tha Kaso.