TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në momentin që në vend kishte nisur numërimi i votave për zgjedhjet vendore, një atentat me armë zjarri ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan. Një makinë Audi është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy persona të maskuar, të cilët ishin në një tjetër automjet.
Nga të shtënat ka mbetur i vdekur 24-vjeçari Klevi Baho, ndërkohë që është plagosur vëllai i tij Sandër Baho 30-vjeç. Objektiv i atentatit ishte Sandër Baho, por autorët nuk kanë mundur ta vrasin dot.
Klevi Baho kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu në Itali dhe direkt ishte kthyer për në Shqipëri. Baho ishte dënuar për trafik droge në Itali.
Më shumë se 35 herë u qëllua mbi makinën Audi të vëllezërve Baho. Autorët kërkonin të vrisnin Sandër Bahon dhe sipas burimeve policore, kemi të bëjmë me një atentat të egër.
Makina e atentatorëve dyshohet se u largua në drejtim të Peqinit, por ende nuk është gjetur nga policia.
Makinës Audi i është zënë pritë dhe dyshohet se atentatorët kanë vëzhguar lëvizjet e Klevi dhe Sandër Bahos. Të dy vëllezërit ishin duke u kthyer për në banesë në momentin që iu bë atentat.
