AKTUALITET, 16 Qershor 2019, 23:51

PSG e gatshme të lërë Neymar të largohet

PSG e gatshme të lërë Neymar të largohet

Nëse deri më tani, pavarësisht të gjitha spekulimeve për të ardhmen e Neymar, pozicioni i Paris Saint-Germain (PSG) ishte se ai nuk do të linte yllin brazilian të largohej, por situata ka ndryshuar në klubin parizien. Sipas gazetës ‘L’Équipe’, PSG është e gatshme të lërë Neymarin që të largohet nëse vjen një ofertë tunduese.

Në javët e fundit, Neymar u ka thënë njerëzve të besuar të tij se e ka të vështirë të vazhdojnë te PSG. Me rikthimin e Leonardos si drejtor sportiv, duket se gjërat do të fillojnë të lëvizin në PSG.

Gjërat për Neymar nuk kanë shkuar edhe aq mirë, lëndimi në kavilje, humbja në Kupën e Francës dhe akuzat për përdhunim kanë bërë që situata mes tij dhe klubit të agravohet dhe largimi i tij tashmë është një opsion mëse i realizueshëm.