AKTUALITET, 30 Prill 2018, 22:05

Patozi zbulon prapaskenat: Basha ka tentuar të na gënjej me kocka (Mesazhi për Berishën)

Patozi zbulon prapaskenat: Basha ka tentuar të na gënjej me kocka
Një prej kritikëve të Bashës, Astrit Patoz, në intervistën e tij në Real Story në Vizion Plus ka thënë se Basha ka bërë përpjekje për përçarë grupin që ka qenë kundër tij, dhe ka ofruar kocka si i quajti ai.

Patozi tregoi se asnjë nuk ka pranuar ato që ka ofruar Basha, pasi nuk bëhej fjalë për ata por për të ardhmen e PD.

Pjesë nga intervista

Basha ka bërë përpjekje që të përçante disa prej nesh. Por për mua nuk ka asnjë pazar. Në rast se unë do pranoja që të ulja kokën dhe të merrja një kockë, nuk e pranoja. Unë mund të marrë vendime për vete, por nuk mund të marrë vendime për djalin tim 5 vjeç. Unë nuk pranoj që kur djali i imtë jetë 18 vjeç dhe të kërkoj të hyjë në PD, të gjej Bashën dhe kuantin që ti bëj skanerin.

Ndarja juaj me Lulzim Bashën, është ndarje dhe nga Berisha?

Në kushtet që Berisha ka bërë zgjedhjen e tij rrjedhimisht është një ndarje dhe nga Berisha.

A është Berisha po aq përgjegjës së Basha?

Sali Berisha ka bërë zgjedhjen e tij, qoftë dhe e gabuar është zgjedhja e tij. Ai ka zgjedhur Lul Bashën si pasuesin e vet. Ajo që unë nuk pranoj tek Berisha, nuk mund të bëj njeriun që po lutet apo përgjërohet për bashkim, ka mungesë sinqeriteti. Nëse ai do bashkim, duhet që të ushtronte presion mbi përzgjedhësit.