AKTUALITET, 30 Prill 2018, 21:59

Rama: Kush ka shqetësim për mardhënien time me Turqinë, e pastë me shëndet!

Rama: Kush ka shqetësim për mardhënien time me Turqinë, e

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Ilva Taren në Ora News, foli për mardhënien e veçantë me Turqinë dhe rrezikun e kësaj mardhënie, për integrimin e Shqipërisë në BE. Kryeministri u shpreh se një shqetësim i tillë nuk ekziston në BE dhe se ai mirëpret të gjithë investimet turke në vend.

"Nuk ka shqetësime të kësaj natyre, kush i ka, i pastë me shëndet. Mardhënia e Shqipërine me BE-ne, matet me cilësinë e qëndrimeve tona. Qëndrimet e Shqipërisë kanë qenë të linjëzuara me BE-në. Turqia është në NATO. Është një vend mik. Kemi një mardhënie shumë pozitive, por e vërteta është se unë shpresoj dhe punoj që të ketë shumë më tepër investime turke në Shqipëri, sepse bilanci ynë tregëtar është shumë larg potenciale."

Sa i përket kërcënimit se Shqipëria mund të pllakoset nga ekstremizmi islamik apo nga rusia, Rama u shpreh se nuk ka thënë këtë gjë, por se deklaratën e tij, e ka deformuar media që ai e quan kazan.

"Më vjen për të vjellë, kur dëgjoj këta profesorët e kazanit mediatik, që flasin për shantazhim të Europës. Po presidenti Juncker kë shantazhoi kur tha se ballkani duhet të bëhet pjesë e jona, ose një luftë tjetër mund të shpërthejë?"

/TPZ.AL/