TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-missi shqiptar, Valbona Selimllari nënë e tre fëmijëve, tregohet shumë e rezervuar për jetën e saj private. Ajo është aq hermetike saqë publiku shqiptar vetëm pak vite më parë e mësoi se Valbona është nënë e tre fëmijëve, ndërsa për bashkëshortin e saj nuk duhet thuajse asnjë detaj.
E ftuar sot në emisionin në “Kurthin e Piter Pan” fëmijët e kanë pyetur se kë duan më shumë fëmijët e saj, atë apo babain e tyre. Me përgjigjen e saj Valbona na la të kuptonin se me të atin fëmijët ndajnë një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe pse jo që thonë më shpesh që duan atë.
“Në përgjithësi ne nënat i kritikojmë më shumë fëmijët, ndërsa baballarët ua plotësojnë më shumë dëshirat. Në jo pak raste më thonë ti mami je kurnace, babi është më i mirë. Gjithsesi ata na duan të dyve, por ndonjëherë anojmë më shumë nga babi”, u shpreh Valbona duke folur kështu për herë të parë për marrëdhënien e fëmijëve me babain e tyre.