TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin "Tonight Ilva Tare", është pyetur lidhur me vizitën e tij në Berlin dhe komentet e deputetëve gjermanë për ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri.
Rama u shpreh se gjermanët e kanë pyetur lidhur me komisionin e mandateve që shqyrtoi heqjen e imunitetit të Tahirit. Rama tha se u bëri shpjegime deputetëve gjermanë, sepse disa prej tyre kanë qenë të informuar gabim nga Tirana, duke i'u referuar opozitës.
"Më pyetën atë që lidhet me interpretimin e bërë nga komisioni i mandateve, sepse ata kanë sistem tjetër dhe janë disa njerëz në grup parlamentar që janë nën presionin e disinformimit që bëhet nga Tirana. Unë kam shpjeguar atë që është publikisht e shpjeguar. Janë bërë vetëm pyetje dhe jo kërkesa."
/TPZ.AL/