TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koreja e Veriut ka njoftuar, se me datën 5 maj ora e tyre do të shkojë 30 minuta më pas për të qenë njësojë me Korenë e Jugut. Kim Jong-un ka deklaruar, se masa për të unifikuar orën është një gjest paqeje.
Ky hap i ndërmarrë nga Koreja e Veriut është cilësuar, si një moment mjaft i rëndësishëm në pajtimin dhe bashkimin kombëtar të dy vendeve. E mesa duket një kapitull i ri do të hapet në historinë e dy vendeve.
“Ka qenë pikëlluese për mua, kur gjatë takimit historik historik të datës 27 prill me presidentin jugor Moon Jae-in, dy orët e varura në mur tregonin kohë të ndryshme”, është shprehur Kim Jong-un.
“The Guardian” shkruar, se Koreja e Veriut vendosi t’i çonte akrepat e orës 30 minuta më para, se ajo e Jugut në vitin 2015. Kjo ndodhi me rastin vjetorit të çlirimit të Koresë nga Japonia, pas Luftës së Dytë Botërore. Aktualisht, Koreja e Jugut dhe Japonia gjenden të njejtën zonë kohore dhe janë 9 orë përpara orës së Greenwich-it, meridiani fillestar që shënon kohën referencë.
