AKTUALITET, 30 Prill 2018, 19:33

VIDEO/ Gjyshja e Besit e ftuar te Rudina, episodi në kufi me Kosovën që do ju shkrijë së qeshuri

VIDEO/ Gjyshja e Besit e ftuar te Rudina, episodi në kufi me Kosovën

Ajo është gjyshja më e famshme e rrjeteve sociale, e cila me sensin e saj të humorit ka bërë për vete shumë fansa. Pak e dinë që emri i saj është Trëndafile Daci, pasi ajo është bërë e njohur si Ija e aktorit të humorit Bes Kallaku.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina në Tv Klan për të folur për jetën e saj dhe marrëdhënien me Besin.

Por ndërkohë që Ija fliste në studio, erdhi surprizë nipi i saj Besi me një buqetë me trëndafila për të. Ija e habitur u ngrit në këmbë kur pa Besin.

Bes Kallaku: Çfarë kujtove ti se do të lë vetëm?

Ija: Ti nuk më the që do vije.

Bes Kallaku: Ija nuk e dinte që unë do vija. Dhe i kam sjellë trëndafila sepse emri i saj është Trëndafile./tvklan.al