TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të hënën në mëngjes, Kili do të bëhet vendi i parë që lëshon ‘pasaportat e imunitetit’ për ata që janë shëruar plotësisht nga virusi Covid-19, duke i liruar ata që më pas të kthehen edhe në punë.
Ministri i Shëndetësisë i Kilit njoftoi se disa prej pasaportave do të lëshoheshin sipas pranisë së antitrupave ndaj virusit, pavarësisht vështirësive në prodhimin e testeve të besueshme.
Ai premtoi “probabilitet shumë të lartë” që mbajtësit e pasaportave nuk ngjisnin virusin.
Kili konsideron se pacientët nuk e transpemtojnë më virusin 14 ditë pasi janë regjistruar simptomat akute ose pasi të kenë dalë nga spitali në raste më serioze. Ata me sistem imuniteti të dobësuar konsiderohen se nuk e transmetojnë sëmundjen 28 ditë, pasi u shfaqën simptomat.
Shqetësimet janë për kohëzgjatjen e rezistencës së pacientëve të shëruar nga virusi. Në Qendrën e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftojnë se 141 pacientë kanë rezultuar pozitivë pasi janë shëruar. Instituti kombëtar i shëndetësisë në Itali ka thënë se vetëm rreth 10% e pacientëve të rikuperuar kanë zhvilluar antitrupa.
Gjermania dhe Italia kanë kundërshtuar ‘pasaportat e imunitetit’ si një strategji daljeje, pasi ata kërkojnë të lehtësojnë bllokimet, ndërsa sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, sugjeroi një skemë për të demonstruar imunitetin. SHBA po shqyrton një politikë të ngjashme.
Sipas statistikave zyrtare, Kili ka regjistruar 9.225 raste Covid-19, më shumë se gjysma e të cilave janë në kryeqytet, Santiago, i cili mbetet nën karantinë dhe ka pasur 116 vdekje.