TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Veprimi që bëri ministria Elisa Spiropali me familjen e 14-vjeçares të përdhunuar në grup në qytetin e Kavajës, duke i përdorur për propagandë në ERTV, ka ngjallur një reagim të paprecedentë revoltues në opinionin publik si dhe në rrjet.
Përdorimi i një fatkeqësie të këtyre përmasave në mënyrën më vrastare, përveçse revoltës ka ngjallur edhe neveri. Shteti e ka për detyrë që ti gjendet pranë kësaj familje, por jo duke shkelur privasinë e tyre në shkëmbim të propagandës së Edi Ramës.
Duket se e gjithë kjo, ka detyruar Edi Ramën që të ndreqë sa të mundet diçka, duke nxjerrë në skenë regjisorin e ‘filmit’ që shfaqi Elisa Spiropali, Endri Fugën.
Si gjithnjë edhe për këtë maskaradë të turpshme, fajin e ka opozita.!
‘Ata politikane dhe media qe shfaqen sot gjasme te indinjuar per viziten e @elisaspiropali tek familjaret e vajzes ne Kavaje jane pikerisht arsyeja pse prinderit e vajzes vendosen te dilnin hapur me ate mesazh te drejtperdrejte ne ERTV’, justifikohet Fuga nëpërmjet një postimi.