TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të thirrur nga opozita, qytetarët e qarkut të Shkodrës, protestojnë nëpër rrugët e qytetit për të adresuar thirrjet dhe parullat e tyre para prefekturës.
Protestuesit thonë se rritja e çmimeve, mungesa e punës e kanë bërë shumë më të vështirë jetesën në Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë. “Në 6 vjet qeverisje, Rama bllokoi çdo investim për veriun e sidomos për kryeqendrën historike, Shkodrën, – deklarojnë protestuesit. Kjo situatë, shoqëruar sipas tyre edhe me rritjen e frikshme të krimit e bandave kriminale, po i detyron të rinjtë të ikin në emigracion.
“Dy rrugë ka për të rinjtë, ose të bëhen pjesë e bandave kriminale, ose të ikin në Gjermani”, thërrasin protestuesit.
Më poshtë disa nga parullat e protestës së sotme
Politika e Edi Ramës në 5 vjet është ulja e financimeve për arsim dhe rritja e tarifave.
Qëllimi i Edi Ramës është të mbajë rininë të paarsimuar, që ta ketë më të thjeshte të shkelë ligjin.
Edi Rama është Kryeministri i emigracionit. Po detyron të rinjtë të largohen, sepse nuk ka më shpresë për të gjetur punë.
Në Shkodër njerëzit kanë frikë nga bandat, sepse ato i mbron pushteti.
Ne i dimë lidhjet e deputetëve të PS me kriminelet në Shkodër, i dimë tenderat që marrin si shpërblim për terrorin në zgjedhje dhe blerjen e votës.
Rinia shkodrane nuk pranon të qeveriset dhe të urdhërohet nga krimi. Ne jemi njerëz të lirë.
Ndjehemi të braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim.
Në Shqipëri sot s’ka punë, s’ka mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë,
korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.
Çdo ditë e më shumë po varfërohemi.