AKTUALITET, 9 Shkurt 2019, 10:45

"Po pres të shoh dhe fytyrat e mësuesve, policëve”, reagon ashpër Manjani pas videos delikate që postoi Rama

"Po pres të shoh dhe fytyrat e mësuesve, policëve”,

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me videon që publikoi kryeministri Edi Rama duke nxjerrë me zë dhe figurë prindërit e vajzës që u dhunua seksualisht nga 8 djem minoren. Manjani shkruan se shteti atëherë kur duhej, nuk ishte askund, e padyshim që është “blerësi” më i madh i traumave.

“Po pres të shoh edhe fytyrat e mësuesve që dinin çdo gjë dhe nuk bënë asgjë; policëve që kishin për detyrë ta ndalonin atë traumë dhe nuk e ndalën; të gjithë atyre sehirxhinjve që fatkeqësinë e tjetrit e panë si gallatë”, shkruan mes tjerash ish-ministri.

Postimi i Ylli Manjanit:

Prindërit e adoleshentes në Kavajë nuk patën besim tek askush, ndaj nuk denoncuan për të mbrojtur FËMIJËN e tyre.

Sot post traumë nuk ka më asnjë rëndësi se me kë dalin n’resme publike, me Spiropalin apo me SpiroRamën.

Shteti, bash atëhere kur duhej, nuk ishte askund. Pushteti, padyshim që është “blerësi” i traumave më i madh.

Ndaj mirë bëjnë që nxjerrin prindërit, por po pres të shoh edhe fytyrat e mësuesve që dinin çdo gjë dhe nuk bënë asgjë; policëve që kishin për detyrë ta ndalonin atë traumë dhe nuk e ndalën; të gjithë atyre sehirxhinjve që fatkeqësinë e tjetrit e panë si gallatë.

Turp!