AKTUALITET, 9 Shkurt 2019, 11:08

Futbollisti i talentuar vlonjat te Olimpiakosi për 400 mijë euro

Firoin Durmishaj është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën e Panioniosit në Greqi. Dhe sigurisht që këto paraqitje të mira do të viheshin re nga një skuadër e madhe siç është Olimpiakosi.

Vlonjati është afër gjigandëve grek, që janë gati të paguajnë deri në 400 mijë euro për të. Ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit te ekipi i tij aktual Panionios dhe më pas do të bashkohet me Olimpiakosin.

Lajmi konfirmohet nga portali “to 10.gr”. Olimpiakosi ka pasur interesim edhe vitin e shkuar për Durmishajn, por tashmë duket se gjithçka është afër.