TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson një vendim të vonuar atë të kryeministrit Edi Rama për të dëbuar dy diplomatët iranianë në vendin tonë.
Për Berishën vendimi është i drejtë pasi veprimtaria e iranianëve ka qenë e rrezikshme, në drejtim të popullsisë muxhahedine që ndodhet nën statusin e azilantëve politikë në vendin tonë.
“Largimi i diplomateve iranian, vendim i drejte por i vonuar!
Te dashur miq, nga mediat mesohet se qeveria ka vendosur te largoje ambasadorin dhe nje diplomat tjeter iranian. Ky vendim vjen pas nje veprimtarie te rrezikshme, komplotiste, te papajtueshme me statusin e tyre diplomatik ne drejtim te muxhahedinve iranian qe jetojne si azilant politik ne vendin tone dhe qe jane kundershtar te vendosur te rregjimit teokratik te ajetullahve.
Ne kete kontekst mund te thuhet se largimi i tyre eshte plotesisht i motivuar por dhe i vonuar. Sb”, shkruan Berisha.
Ndërkohë lidhur me vendimin e Ramës, përmes një letre ka reaguar dhe presidenti amerikan Donald Trump.