TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e PD-së dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi, e ka quajtur një akt antikushtetues, hyrjen e policisë në ambientet e fakultetit Histori-Filologji.
Ajo është shprehur se gjithçka është e filmuar dhe se Ministri i Brendshëm do të mbajë përgjegjësi për këtë.
“Zoti Ministër, ky është puç kushtetues, larg duart nga studentët!Largoji policët dhe lërini ata të protestojnë. Detyra juaj e vetme është të zbatoni ligjin, të zbatoni Kushtetutën. Të respektoni dhe të garantoni çdo student, qoftë edhe një të vetëm, në të drejtën e tyre për të protestuar”- u shpreh Vokshi.