LIFESTYLE, 16 Nëntor 2017, 14:06

Pas ndarjes nga Selena, The Weeknd ribashkohet sërish me Bella Hadid?

Mesa duket ata i janë rikthyer dashurive të tyre të vjetra. Pas Selena Gomez, e cila u ribashkua me ish të dashurin e saj Justin Bieber, edhe The Weeknd nuk po humbet kohë për t’i treguar Selena-s se nuk e ka vrarë mendjen për këtë ndarje.

Pasi u fotografua me modelen që ka qenë e dashura e Justin, tani The Weeknd ka një tjetër plan, të ribashkohet me Bella Hadid. Ai është fotografuar teksa dilte nga apartamenti i Bella-s në New York, teksa përkulej herë pas here për t’iu fshehur paparacëve, por çdo tentativë ka qenë e kotë, pasi ky moment nuk i ka shpëtuar mediave të huaja.

Thuhet se The Weeknd po bën çmos që të pajtohet me Bella-n, pas ndarjes me Selena-n. Nga ana tjetër Justin dhe Selena janë ribashkuar dhe duan që ta mbajnë private dashurinë e tyre.