AKTUALITET, 22 Maj 2018, 15:39

Pas ‘fitores publiçitare’, Tërmet Peçi bën një tjetër gafë përballë Ramës: Qeveria na promovoi 1.8 milion euro…

Pas ‘fitores publiçitare’, Tërmet Peçi bën

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ka bërë sot një tjetër gafë teksa ishte duke folur përballë kryeministrit Edi Rama gjatë takimit që ky i fundit zhvilloi në qytet.

Peçi tha se ‘plot 8.1 milionë euro i ka promovuar qeveria Bashkisë Tepelenë’.

Me siguri që Peçi ka dashur të thotë ‘akorduar’, por është ngatërruar ose kuptimin e fjalës ‘promovuar’ e di ndryshe.

Kujtojmë që në vitin 2015, Peçi ishte shprehur gjatë një takimi elektoral se ‘Partia Socialiste do të sigurojë një fitore publiçitare’.