TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, nuk përmbahet më. Ai po shfaqet live në ekranet e televizioneve thuajse të gjithë ditën. Sigurisht televizionet e marrin sinjalin nga ERTV-ja e kryeministrit, por e transmetojnë udhëheqësin e vendit, jo vetëm në konferenca për shtyp por në të gjitha shpikjet e propagandës qeveritare. Rama del LIVE në takime dhe bashkëbisedime me qytetarët, në turin e "llogaridhënies", në shfaqjen e sukseseve të Rilindjes Urbane dhe sot është shfaqur në një drekë me fermerët e fshatit Ballaban, ku fliste dha hante njëkohësisht.
Kryeministri e nisi ditën në një palestër të Tepelenës, ku mes batutave për kryetarin e Bashkisë, Tërmet Peçi, shpalli Rilindjen Urbane një sukses të madh të qeverisë. Pas transmetimit të gjatë LIVE, Rama u zhvendos në drekën me fermerët sërish LIVE thuajse në të gjitha televizionet informative të vendit.
Shfaqjet e kryeministrit me orë të tëra LIVE, përpara popullit, mund të konkurojnë vetëm me daljet e dikurshme të diktatorit Hugo Chavez në Venezuelë. Chavez shfaqej LIVE në bashkëbisedim me popullin në emisionin "Alo Presidente". Ai mban rekordin për shfaqjen LIVE në TV për 8 orë me rradhë. Ekziston mundësia reale që kryeministri Rama ta thyejë këtë rekord.
/TPZ.AL/
Hugo Chavez:
Edi Rama: