TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duket se Partia Socialiste do ta largojë vëmendjen nga e audio-përgjimit të Agron Xhafajt duke hedhur akuza kundrejt Partisë Demokratike për implikim me kokainën e Maminasit. Kështu, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama dje për 613 kg kokainë të kapura pak kohë më parë në Maminas ishin të implikuar zyrtarë të lartë të PD, vjen reagimi nga selia blu.
Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri në një dalje publike hodhi poshtë akuzat e Ramës, ndërsa theksoi se ata që fshihen pas kësaj, siç janë edhe për laboratorin e Xibrakës, janë Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Olsi Rama. Mes të tjerash ai i bëri thirrje se nëse këta emra janë pjesë e PD, Rama duhet t’i arrestojë.
“Për të mbrojtur veten dhe vëllezërit Xhafja Rama është bërë në ndjekje të çdo denoncimi. Njësoj si me ekspertizën për zërin e Xhafajt, hodhi dhe ide për kokainën në Maminas. Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Olsi Rama, nëse këta i ke në PD, eja dhe arrestoi, por i ke çuar në Kube dhe kudo tjetër. I ke të lidhura me ministrat e brendshëm dhe vëllain tënd. Ka vetëm një rrugë për të hapur negociatat, lufta kundër drogës. Shqipëria nuk mund të sakrifikohet me vëllezërit Xhafajt. Ftojmë shqiptarët që të bashkohen të shtunë në protestën, për Shqipërinë si gjithë Europën”, tha Strazimiri.