AKTUALITET, 22 Maj 2018, 12:50

AUDIO PËRGJIMI/ Balla: Saliu futi Lulin në një lojë të rrezikshme për të mbuluar 630 kg drogë...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një komunikim me gazetarët, ka thënë se audio përgjimi i publikuar nga PD për vëllanë e ministrit të brendshëm, është një manipulim. Sipas Ballës, Lulzim Basha është futur në një lojë të rrezikshme nga Sali Berisha, sepse ky i fundit kërkon të mbulojë skandalin e kapjes së 630 kg drogë pak kohë më parë. Sipas Ballës, por edhe kryeministrit Rama, ekspontentë të lartë të Partisë Demokratike, kanë lidhje me drogën e kapur.

"Kjo histori ka degraduar në një lojë e ka kush e ka autorësinë. Luli thotë e ka babalja, babalja thotë e ka gazetari, ndërsa gazetari thotë se autorësine e ka Partia Demokratike. Po rrezikon të dalë, se autorësia e përgjimit të ngelet jetim dhe në këtë histori Saliu, po na del me tre djem, Shkëlzeni ,Luli dhe Babalja. Ndërkohë Lulzim Basha është i futur në një aventurë donkishoteske nga vetë Saliu për një përgjim që duket se është një kasetë e stisur për një bisedë që nuk ka ndodhur kurrë mes Babales dhe vëllait të ministrit të brendshëm. Ne e dimë, se Lulzim Basha në këtë aventurë është futur nga Sali Berisha dhe garipat e tij.Ka të bëjë me 630 kg heroinë të fshehur nën banak."

/TPZ.AL/