AKTUALITET, 22 Maj 2018, 15:10

Aksident në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, makina përmbyset në mes të rrugës, bllokohet trafiku

Një aksident ka ndodhur rreth mesditës së sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Qukës, ndërsa një makinë ngjyre e bardhe që transportonte mallra është përmbysur në rrugë.

Në pamjet e publikuara nga LSA shihet edhe rreshti i gjatë makinave duke bllokuar qarkullimin për shkak të aksidentit.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur, por në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse dhe forca policie që kanë nisur hetimet.