AKTUALITET, 22 Maj 2018, 11:41

Nga ‘shoku’ tek ‘komandant’, Tërmet Peçi falënderon publikisht Ramën: Të na rrojë sa malet

Nga ‘shoku’ tek ‘komandant’, Tërmet Peçi

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot bashkë me përfaqësues të kabinetit të tij qeveritar në Tepelenë, atje ku po zhvillon edhe një takim me qytetarët.

I pari që ka marrë fjalën ka qenë kryetari i Bashkisë së Tepelenës Termet Peçi, i cili nuk i kurseu lavdet për kreun e qeverisë. Teksa i drejtohej me fjalën ‘shoku’ dhe ‘komandant’, Peçi përmendi disa nga projektet që ka konkretizuar qeveria në Tepelenë, ndërsa e falënderoi Ramën publikisht.

“Të na rroj sa malet, ky burri këtu. Ky po i bën të gjitha. Po ka burrë nëne që ka vënë dorë je vetëm tij. Ti shprehim falënderimet e përzemërta me një duartrokitje shokut Edi Rama”, tha Peçi.