AKTUALITET, 22 Maj 2018, 12:47

Vdekja e korçarit në komisariat, familjarët protestë te Ministria e Brendshme: E masakruan!

Familjarë dhe të afërm të 27-vjeçarit Enea Ftoji, i cili humbi jetën në parabargumin e Korçës, kanë protestuar këtë të martë përpara Ministrisë së Brendshme.

Me fotot e të ndjerit, ku familjarët pretendojnë se janë të qarta shenjat se ai është dhunuar brenda në komisariat, ata kërkojnë drejtësi dhe të zbardhet e vërteta e vdekjes së njeriut të dashur të tyre.

“T’i jepnin dënimin ta vuante, atij i kanë bërë masakër, e kanë dhunuar. Unë dua drejtësinë e vëllait.” shprehet vëllai i Enea Ftojit

d2c81daa-f63f-43e0-98e1-8121f9355724d2c81daa-f63f-43e0-98e1-8121f935572497e25239-064d-4e29-9072-0d9b9480b5ad1abbd183-31ff-48c0-a039-ff5800daaa3d302f58e2-ee83-4a3c-aace-6f61a34f2408

Protesta për vdekjen e të riut vjen një ditë pasi rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore thanë se ndaj 27-vjeçarit nuk është ushtruar dhunë fizike.